31-vjeçarin e pret burgu për vrasjen, bën video krah të atit të moshuar: Unë jam Habib Rexha…

Autori i akuzuar i vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa në një lokal në Kavajë, Habib Rexha është vetëdorëzuar ditën e sotme në komisariatin e policisë së Kavajës.

31-vjeçari realizoi një video në të cilën shfaqej pranë babait të tij, teksa njoftoi se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.

“Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai.

SHKARKO APP