32 vite burg, shqiptari video live në TikTok nga qelia në Angli. Daily Mail: Eugert Merizaj flirte e lojëra
Eugert Merizaj del live në Tik-Tok nga qelia në Britaninë e Madhe, dhe pse i dënuar me 32 vite burg për vrasje. Daily Mail shkruan se i riu flirton me gra dhe luan lojëra online, paçka se celulari në burg nuk lejohet. Eugert Merizaj në këto transmetime flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera.
Merizaj u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të ”blinte një tjetër”. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili me vlerë 2 mijë paund.
Ngjarja për të cilën është dënuar Eugert Merizaj ndodhi në 14 shtator të vitit 2019 pas prishjes së pazareve të drogës mes bandës së shqiptarëve dhe një 30-vjeçari nga Kurdistani, babai i dy fëmijëve.
Sipas dëshmive në gjykatë, gjithçka u zbulua nga një papagall, i cili kishte fluturuar jashtë kafazit pasi kishte dëgjuar të shtënat. Sipas vendimit të gjykatës, edhe pse Merizaj nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës, por ai ka planifikuar gjithçka për ekzekutimin e kurdit.
KOHA JONË SONDAZH

