32-vjetori i gazetës Rilindja Demokratike, Bylykbashi: Berisha mungon se është me grip

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka munguar sot në takimin për të kujtuar 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, pasi është i sëmurë me grip. Lajmin e dha nënkryetari dhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë përvjetor.

“Më bie privilegji t’iu drejtohem sot në këtë 32-vjetor të themelimit të Rilindjes Demokratike, t’iu përcjell edhe urimet më të mira të Berishës, i cili për arsye të një gripi nuk arriti dot që të na bashkohej. Ju përcjell edhe urimet e tij në 32-vjetorin e Rilindjes Demokratike dhe urime në këtë vit të ri 2023”, u shpreh Bylykbashi.

SHKARKO APP