32-vjetori i PD, Berisha sulmon “aleatët” e Ramës: Këtu nuk dikton as Vuçiç, apo sulltani turk

Për 32-vjetorin e themelit të PD-së, Sali Berisha pati fjalë të ashpra edhe për ato që cilëson si aleatët ndërkombëtarë të kryeministrit Edi Rama.

Pasi cilësoi aktin e shpalljes së tij “non grata” nga Uashingtoni si “një nga aktet korruptive më madhore në botë” dhe veprimet e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim si “të turpshme”, Berisha shtoi se “ne e rithemeluam gjithsesi PD-në si parti e vokacionit perëndimor, nuk pranojmë kurrë që këtu të diktojë Vucic, as Sulltani dhe as që Turqia të jetë vend përcaktues këtu”, duke iu referuar presidentit turk Erdogan.

Po ashtu Berisha shtoi me ironi se 500 vjet pushtim ishin të mjaftueshëm, dhe se Ankaraja mund të merrte Ramën si guvernator aty, ne jemi pjesë e NATO, krahas Amerikës.

SHKARKO APP