33.6 vite burg për 613 kg kokainë, Çekaj nis përballjen me Apelin

Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, do të nisin të martën përballjen e tyre me Gjykatën e Posaçme të Apelit. Tre të pandehurit u dënuan me 33.6 vite burg në total më Shkallë të Parë, ndërsa kërkojnë pafajësinë në Apel. Seanca pritet të mbahet në orën 9:30 të së martës, ndërsa relator i çështjes është gjyqtari Dhimitër Lara. Kujtojmë se tre të pandehurit janë të vetmit që u ngarkuan me përgjegjësi penale për 613 kilogramë kokainë të kapur më Durrës. Për sasinë rekord të kokainës është ende një hetim i hapur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Më herët, para togave të zeza, ai ka deklaruar se nuk është trafikant droge dhe nuk njeh asnjë trafikant. Çekaj ka sqaruar më tej se në anijen ku u gjet kokaina, kapet çdo ditë drogë.

Dëshmia e Arbër Çekajt

Kam punuar me të vetmen kompani. Kam edhe një dokument zyrtar që thotë në përgjigje të kërkesës suaj tregon të gjitha doganimet dhe zhdoganimet që ka kryer kompania. Dhe tregon që kompania e Arbër Çekajt nuk kanë kontaktuar kurrë me CFS Banakon. Kam porositur vetëm në dy kompani. As unë as kolegët e mi nuk kemi kontaktuar me asnjë kompani tjetër. Për ata që më akuzon organi i akuzës unë nuk kam folur kurrë për porositjen e frutave. Te Banakon bëhet edhe kontrolli nga policia. Jam informuar pas ngjarjes. Këtu kam të shkruar edhe një dokument zyrtar e keni edhe në dosje. Nuk e di çfarë kishte ndonjë gjë interesante aty për t’u shkruar.

Unë kam edhe kontratë zyrtare në gjithën angleze që thotë që kompania ime Bakotta, shet vetëm banane. Organit të akuzës i lejohet të gënjejë, nuk nuk e kam këtë luks sepse këtu është jeta ime. Në asnjë dokument zyrtar, fatura, pagesa bankare nuk rezulton që unë dhe kompania ime të kemi kontakt me kompaninë që më akuzon organi i akuzës. Me kompaninë Quindeks kam punuar 52 javë dhe çdo gjë është e dokumentuar. Babai im nuk ka anije, është një arsimtar i varfër në këtë vend. CMA-CGM është përgjegjëse për transportin e frutave në det. Këtu nuk mund ta ndryshojë askush. Në kontratë përcaktohet qartë lloji i mallit.

Kurrë në jetë nuk më thotë mua që më datë 2 të vitit 2018 unë ta jap një kontejner ty. Ndahet edhe tipi i kontejnerëve. Edhe ata janë të ndryshëm. Duke u nisur që nga transporti tokësor. Kontejnerët dhe gjithçka është përgjegjësi e CGA-CGM. Ne nuk i përzgjedhim vetë. Në javën e dytë të vitit 2018 sasia e bananeve që kisha porositur, e kam edhe me faturë, 2160 arka dhe çmimi, 19244 dollarë. Këtu është edhe sigla e Bakotës. Askund nuk shkruhet numri i anijes apo emri i marinarit. Në javën e dytë të vitit 2018 sasia që kisha porositur sipas kontratës vjetore janë kontrolluar edhe në portin e Livornos në Itali. Kontrolli ka qenë fizik dhe ka zgjatur 5 ditë. Unë nuk e kuptoj një njeri në botë dhe ka futur drogë në kontejner. Është kontrolluar 5 ditë nga Guardia di Finanza dhe unë them që qenkan budallenj italianët nuk e shohin. Nuk kam pasur dijeni për drogën.

Fatura e këtij kontrolli është bërë, 7500 euro. Zoti më ka dhënë një dritë jeshile, si besimtar, si njeri dhe familjar i rregullt. Unë do thosha e gjetën drogën, ik. Çfarë të duhen frutat, mund të ikja. Kam qenë në Gjermani. Kam marrë avionin dhe do shkojnë në Kolumbi te grupet kriminale . Por erdha në Shqipëri. Edhe një fukarai nëse është në faj nuk i intereson paraja para lirisë. Nëse droga do ishte e imja do organizoja edhe futjen e saj në Shqipëri. Do të thotë e futa drogën në Kolumbi. Tani duhet ta sjell edhe në Shqipëri.

Unë lashë milionat e eurove këtu dhe ika në Gjermani për të blerë mobilie. Kjo nuk ka sens. Nëse droga do ishte e imja unë do korruptojë policët, duhet të siguroja mjetet prerëse për kontejnerët. Si do e nxirrja drogën. Erdhi zjarrfikësja. Ku do bëheshin këto. Prokurori kishte kohë sa të dojë. Si e lashë unë drogën dhe ika në Gjermani. Si do ia jepja unë grupit lekët. Mua do më vrisnin. Unë nuk jam nga Gjirokastra, nuk jam kurnac (dikush në sallë qesh). Unë i shkreti kërkoja të gjeja një biletë të jetë sa më e lirë. Unë fluturoj nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Si mundet një trafikant ta bëjë këtë. Droga nuk ka qenë e babait tim, as e nënës time. Droga duhet të lihej dhe të mos dekonsirohej operacioni. Të gjitha rrethanat tregojnë se ne po prisnim vetëm fruta. Çdo kontejner i Arbër Çekajt është kontrolluar.

SHKARKO APP