33 vetë u morën në pyetje nga policia për vrasjen e mbrëmshe në Durrës

 

Mbi 30 gëzhoja u gjetën pranë vendit ku u vranë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj pranë Kullës Veneciane në Durrës. Policia sekuestroi pamjet filmike nga disa kamera sigurie, me shpresën se do të mund të identifikojë vrasësit, për të cilët nuk ka asnjë gjurmë. Mendohet se ata janë larguar me një makinë tip Benz, pasi qëlluan për vdekje dy të rinjtë. Ndërkohë 33 persona u shoqëruan në polici pas vrasjes, mes tyre dëshmitarë të ngjarjes apo të njohur të viktimave. 

SHKARKO APP