33 vite PD, Basha: Pro SPAK-ut, të hetohen pushtetarët e korruptuar! Askush s’është mbi ligjin
Lulzim Basha, në fjalën e tij në Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorin e themelimit të PD-së, deklaroi se mbështet hetimet e SPAK ndaj pushtetarëve të korruptuar.
”Sot nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të PD për SPAK-un, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. Shqiptarët mezi e kane pritur kete dite! Ata kanë 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin. Sepse vetëm kështu mund të ngrejme shtetin e së drejtës dhe të forcojmë demokracinë në Shqipëri.
Sistemi ynë politik ka deshtuar. Ketu tek ne, një person i vetëm, kryeministri, është mbi gjithçka. Sot, pushteti i tij eshte absolut. Ai vetë zgjedh, vetë vendos, vetë zbaton! Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit që përdhosin Kuvendin e Shqipërisë duke shkelur keshtu me këmbë zgjedhësit e tyre, qytetarët shqiptare”,-tha Basha