33 vjet nga themelimi i RD! Berisha në izolim në banesë, kurse Basha ngre dolli me mbështetësit
Këtë të premte u shënua 33-vjetori i themelimit të gazetës Rilindjes Demokratike, ku Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë festuar të ndarë, pa shumë surpriza.
Berisha nga dritarja e shtëpisë së tij, ku ndodhet nën masën e arrestit, përshëndeti protestuesit të cilët edhe sot u mblodhën poshtë banesës në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Në fjalën e tij nga ballkoni, Berisha u shpreh se regjimet, si synim kryesor kanë vrasjen e fjalës së lirë për të shtënë frikën te qytetarët dhe më tej solli disa raste që nga diktatura deri në ditët e sotme.
Lulzim Basha zgjodhi të festojë me deputetët mbështetës të tij, e ndërsa pyetur nga mediat për një koment lidhur me arrestimin e ish-aleatit të tij, kryedemokrati zgjodhi të mos thoshte asgjë. Mirëpo, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një konferencë për media ku do të flasë për të gjitha.
KOHA JONË SONDAZH

