33-vjetori i FRESSH, Balla: Organizata më e madhe politike rinore

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla rikujtoi sot themelimin e FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar), si një grupim rinor politik i majtë nga një grup të rinjsh. Balla tha se 33 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1992, u zhvillua takimi i parë kombëtar i FRESSH.

”33 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit ’90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më të madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, u shpreh Balla.

FRESSH lindi si një bashkim vullnetar i të rinjve dhe të rejave shqiptare mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike me synimin për të forcuar rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit. Nga radhët e tij kanë dalë figura të spikatura të Partisë Socialiste të cilët kanë shërbyer edhe si kryeministra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?