34 vite burg për familjen shqiptare të ISIS

Nëntë vite burg ka kërkuar prokuroria italiane për Maria Giulia Sergio e njohur ndryshe si Fatima. Ky është procesi parë gjyqësor i një gruaje italiane që ka udhëtuar në Siri për të luftuar krah ISIS për më shumë se dy vite.

Po i njëjti dënim është kërkuar edhe për bashkëshortin e saj shqiptar, 25-vjeçarin Aldo Kobuzi, i cili së bashku me Maria Giulia Sergion, shkoi në Siri.

Gjithashtu edhe për Haik Bushra, të quajtur “mësuesja e indokrinimit”, raportojnë mediat lokale. Ajo ka rekrutuar Maria Giulia-n në radhët e islamizmit radikal. Aktualisht ndodhet në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organi i akuzës ka kërkuar edhe 8 vite burgim për nënë e Kobuzit, Donikën dhe po aq për motrën e tij Seriolën. Gjithashtu, 3 vite e 4 muaj burgim është kërkuar për babanë e Fatimas, Sergio Sergio.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori Paul Pirotta, në padinë e tij, ka pretenduar se Fatima bën pjesë e “organizatës më të rrezikshme terroriste në botë,” e vetë-vetëquajtur “Shteti Islamik”. Ajo dhe katër të pandehurit e tjerë janë të gjithë në kërkim.

Asnjë nga të pandehurit, përveç njërit, sipas prokurorit, meriton të gjykohet në rrethana lehtësuese. Ai është Sergio Sergio, babai i Fatimës, i cili ishte duke u nisur për në Siri me “vetëdije”, por edhe nën presionin e “vajzave të këqija” (Marianna Sergio, një nga vajzat e tij, është dënuar me 5 vite burgim). Sergio tashmë është nën masën e arrestit shtëpiak. Më herët, ai është konvertuar në mysliman, por tani thotë se do të kthehet sërish në katolik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?