35-vjeçari bën për spital 3 efektivë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.

Një 35-vjeçar, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të Kukësit.

Mësohet se efektivët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?