35-vjeçari goditet gjatë punës në fasoneri dhe ndërron jetë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën, teksa po punonte në një fasoneri. Ngjarja ka ndodhur në Thumanë, Krujë, ku viktima është identifikuar si T.L.

35-vjeçari është goditur nga një tranxhë (mjet prerës) dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T.L, 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SHKARKO APP