35-vjeçari vdes në Spitalin e Traumës
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës. Sipas informacioneve të para viktima është Arben Gjeci nga Zallbastari.
Mësohet se Arben Gjeci është gjetur pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar për në spital ku më pas ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 janar), ndërsa dyshohet se viktima është goditur me mjete të forta në kokë.
Burime nga policia thonë se 35-vjeçari Arben Gjeci është hedhur nga një lartësi, por ende nuk dihen detajet e ngjarjes. Po punohët për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 35-vjeçarit.
KOHA JONË SONDAZH

