3500 USD nata: Ja ku po pushon njeriu më i fuqishëm në botë

 

Kur je njeriu më i fuqishëm në botë, të duhen një palë pushime të tilla.

Presidenti i SHBA, Barack Obama, ka mbërritur në vendlindjen Havai me të shoqen Michelle dhe dy vajzat adoleshente, Sasha dhe Malia, për të kaluar dy javë pushime.

Familja ka rezervuar në Hale Reena, një resort ku nata kushton 3500 dollarë.

Ata do kenë në dispozicion një vilë me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo, pishinë të madhe, sauna, etj.

Vila ka pamje nga gjiri Kailua.

Familja e Parë i ka kaluar të gjitha Krishtlindjet në Havai.

Megjithatë pushimet e tyre janë kritikuar nga Judicial Watch.

Sipas tyre, që kur Obama erdhi në detyrë në janar të vitit 2009, ata kanë shpenzuar mbi 65 milionë dollarë për pushime.

SHKARKO APP