36 ditë në detyrë, ministri që po rilind Policinë e Shtetit pas krim@ve që shkundën vendin

Në një kohë që krimi ka marrë përmasa të frikshme, me vrasje barbare dhe që vënë në rrezik sigurinë e  një vendi të vogël, kërkon një Rilindje të Policisë së Shtetit.

Në 36 ditë në krye të Ministrisë së Brendshme, Ervin Hoxha po shkakton tërmet në Policinë e Shtetit, pasi do të ketë një drejtim të ri, me dorëheqjen e Muhamet Rrumbullakut.

Në vend të Rrumbullakut përkohësisht i komanduar do jetë zv.drejtori i përgjithshëm Sokol Bizhga ndërsa kreu i ri policisë së shtetit dhe drejtuesit e rinj të qarqeve do të zgjidhen në javët në vijim në bazë të meritës dhe integritetit, sipas ligjit të sapomiratuar të policisë.

Ripërtëritjen në radhët e policisë e njoftoi ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili kishte thirrur në një takim të gjithë vartësit e tij. Sipas ligjit të ri të policisë procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të policisë do bëhet me komisione që do të përbëhen nga një zv.ministër i Brendshëm dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë por edhe drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ky është një ndryshim rrënjësor që i bëhet strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa Muhamet Rrumbullaku mbyll një rrugëtim të gjatë mes uniformave blu. Ai u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022 dhe largohet pas 2 vitesh në krye të kësaj detyre. Sipas ligjit të ri, Rrumbullaku nuk mund të kthehet më në radhët e uniformave blu.

SHKARKO APP