36 mijë maturantë testuan njohuritë në matematikë

“Matematika është provimi i tretë ku janë testuar mbi 36 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë. Pas tij nxënësit i pret provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor”.  “Në 3 provime, unë matematikën e kisha pak më të vështirin, ndërsa dy të tjerët ishin ok”, tha një maturant. “I më i vështirë letërsia dhe gjuha, ndërsa ky pak më i lehtë”, u shpreh një tjetër. “Bëmë ça ditëm dhe jemi shumë të tensionuar tani. Për mua personalisht, letërsia mu duk shumë e ngarkuar, nuk dilte koha por që ja dolëm”, rrëfeu një tjetër maturant.

Për të dalluarit në matematikë, 2 orë e gjysmë ishin të mjaftueshëm për të përfunduar provimin. E për të tjerët, teza ishte tepër e ngarkuar. Në 1 metër distancë larg njëri-tjetrit, maturantët tregojnë se kopjimi ka qenë thuajse i pamundur. “Nuk na lanë të kopjonim, provimi i vështirë po hajt i bëmë”, tha maturanti. “Goxha mirë, të mos qahemi”, rrëfeu një tjetër. Ambientet e shkollës të mbikëqyrura me kamera, telefona të ndaluar dhe 1 mësues mbikëqyrës në një klasë, me mesatarisht 15 nxënës, kontroll i cili ka shqetësuar prindërit e maturantëve, që i prisnin me ankth jashtë.

“I Kanë tensionuar pa filluar provimi. Unë jam nga ata prindër që nuk dua që fëmija të kopjojë apo të komunikojë, por jam shum e indinjuar kanë terrorizuar fëmijët”, u ankua një prind. “Shumë të stresuar, rregullat tmerrësisht të rrepta. Presioni më tepër seç duhet, se pak ata e kanë pa hyrë edhe kjo dyfish”, tha një tjetër. Të padrejtë e quajnë këtë proces demokratët. Sipas ish-deputetit Luçiano Boçi, teza ka dalë pa filluar provimi, ndërsa ish-kryeministri Berisha teksa akuzon se po bëhet biznes me tezat e provimit, shkruan në Facebook se teza e matematikës ka dalë në orën 10:30, gjysmë ore pas nisjes së provimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?