36-vjeçari: Veç një telefonatë dhe drogën e shesim në derën e shkollës

Shitja e lëndëve narkotike pranë shkollave, mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë. Shpërndarësit e drograve gjejnë mundësi të ndryshme për të shitur kanabis, por edhe droga më të forta në “dyert” e shkollave, paçka kontrolleve policore.

Emisioni “7 pa pesë” siguroi rrëfimin e një 36-vjeçari i cili e ka nisur konsumin e lëndeve narkotike që në moshën 12-vjeç, ku dhe ka pësuar dy herë tromboze nga mbidoza dhe është gjetur në gjëndje të rëndë nga nëna e tij.

Ai tregon se të rinjtë e sotëm i gjejnë shumë lehtë drogërat, dhe për këtë gjë mjafton vetëm një telefonat për ta blerë lëndën narkotike pranë shkollës.

36-vjeçari nënvizon se veç dëmit të madh shëndetësorë, ai shpesh është përballur me probleme ekonomike në tentative për të blere drogë, gjë e cila e ka detyruar edhe të vjedhë.

SHKARKO APP