360 nxënës mësim në të ftohtë, prindërit kërcënojnë me largimin e tyre nga shkolla
Temperaturat e ftohta nxjerrin çdo vit në pah problemet nëpër shkollat shqiptare. Për shkak se mungon i ngrohti, prondërit e shkollës 9 vjeçare, “Urani Rumbo”, në Gjirokastër, e cila num%ron 360 nxënës, kanë kërkuar rikthimin e sobave me dru.
Ata kanë kërcënuar se do të largojnë fëmijët nga shkolla nëse nuk gjendet shpejt një zgjidhje. Me anë të një peticioni drejtuar vendorëve dhe Drejtorisë Arsimore, ata kanë kërkuar që të kthehen sobat me dru, të blera me kontributet e tyre. Fëmijët janë ankuar se kaldajat ndizen vetëm në një orë të caktuar, ndërsa detyrohen të rrinë me xhupa, raporton abcnews.
Ndërkohë Drejtori i Agjencisë së Mirëqënies dhe kujdesit social në Gjirokastër, Arman Mamani, është shprehur se problemi me kaldajat është konstatuar të premten. Sipas tij janë marrë masa të menjëhershme dhe problemi do të jetë i përkohshëm.

KOHA JONË SONDAZH

