37 afganët që mbërritën në Shqipëri, aktiviste të fondacionit të ”Hillary Clinton”. Erdhën me rrobat e trupit

Rreth 37 afganë mbërritën dje në aeroportin ”Nënë Tereza”, ku gjithsej numri i tyre që po strehohen në Shqipëri ka shkuar në 644.

Sipas ”Al Arabia”, avioni i mbërritur dje në vendin tonë kishte në bor rreth 37 gra dhe familjet e tyre të cilat kishin qenë aktivite të fondacionit ”Hilary Clinton”.

Disa të evakuuar kishin nevojë për kujdes mjekësor gjatë mbërritjes për shkak të lëndimeve të lehta të shkaktuara nga shtypja e turmës, si dhe trupat amerikane që i hodhën mbi avionë.

Afganët mbërritën në Shqipëri pa bagazhe, pasi forcat ushtarake amerikane u ndaluan atyre ti merrnin në bord për të ulur peshën. Disa prej tyre kishin pritur në aeroport deri në dy ditë.

SHKARKO APP