37 mijë maturantë, provimi i parë nis me kopje
Rreth 37 mijë maturantë, përfshirë këtu edhe përsëritësit, u testuan ditën e hënë në provimin e parë të detyruar të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Nxënësit u testuan në klasa, korridore dhe palestra. Disa të survejuar nga kamerat, shumë të tjerë larg syrit të tyre. Por, të gjithë të vëzhguar nga administratorët.
Në shkollën 9-vjeçare, “Niket Dardani” u testuan maturantët e shkollës “Andon Zako Çajupi”, të cilët thonë se kanë kopjuar. Në çdo shkollë të mesme, për mbarëvajtjen e procesit u angazhuan disa punonjës të policisë, ndërkohë që janë marrë edhe masa të tjera.
“Janë marrë në ruajtje agjencia kombëtare e provimeve dhe qendrat ku do të korrigjohen provimet me policë 24 orë”, tha drejtori i Rendit, Albert Dervishaj.
Sipas rregullores së maturës shtetërore, rezultatet e provimeve bëhen publike 10 ditë nga data e provimit, por maturantët nuk kanë të drejtë ankimimi. Provimi i radhës është ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më datë 8 qershor, për të vijuar me matematikën më datë 13 dhe të fundit, testet me zgjedhje më datë 20 qershor.
KOHA JONË SONDAZH

