37-vjeçari që u vra gabimisht. 7 shqiptarët, pjesë e një bande në Greqi

Pëllumb Islami është shqiptari që u vra gabimisht në Greqi. 37-vjeçari mësohet se ishte me profesion hidraulik. Viktima që njihej edhe si Sandri ishte klient i rregullt, por nuk kishte asnjë lidhje me bandën shqiptare prej 7 personash që filluan të qëllonin me armë.

Shkak u bë një sherr mes disa personave të tjerë në lokal që sipas dëshmitarëve ishin gjithashtu shqiptarë. Ata thanë se fillimisht në një zonë të rezervuar VIP ishin ulur 4 persona dhe më pas mbërritën edhe 3 të tjerë. Menjëherë mes tyre ka nisur një përplasje e ashpër me fjalë e sende të forta.

“Dëgjova 6-7 të shtëna ndaj dola jashtë. Ishte rrëmujë. E pashë viktimën të shtrirë përtokë. Dëgjova disa persona që thoshin “ik ik”. Më pas erdhi policia dhe ambulanca qe mori viktimën”, tha një dëshmitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kamarierja ka bërë përshkrimin e asaj që ndodhi brenda lokalit. Vetëm pak para mesnatës, 7 shqiptarët hynë në lokal dhe zunë një vend dhe vetëm pak minuta pasi kamerierja i shërbeu gota me ujë, ata u ngritën dhe qëlluan me armë duke plagosur klientin që ishte vetëm në tavolinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?