37-vjeçari shqiptar u vra gabimisht në lokal, ky është kreu i bandës mafioze

Greqia u trondit të martën mbrëma, kur një shqiptar u vra gabimisht gjatë një lufte mes bandave shqiptare atje. Erlis Salaj është i akuzuar si kreu i bandës së shqiptarëve që ekzekutuan një natë më parë Pëllumb Islamin nga Delvina. Sipas policisë greke, Salaj ka qenë i pranishëm gjatë sherrit në lokalin kur ndodhi incidenti, së bashku me Julian Qose dhe 5 persona të tjerë.

Sipas policisë helene deri tani janë identifikuar dy personat e sipërpërmendur, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë që ndodheshin në lokal. Policia greke sqaron se Salaj dhe Qose janë në kërkim si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por ndaj tyre ende nuk ka akuzë për vrasjen e Islamit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete të autorëve të përplasjes mes grupeve,ndërsa po kërkohen ende edhe dy automjete të tjera, një “Smart” dhe një “Mercedes” që dyshohet se janë të autorëve të ngjarjes së tronditi Greqinë një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pëllumb Islami është shqiptari që u vra gabimisht në Greqi. 37-vjeçari mësohet se ishte me profesion hidraulik. Viktima që njihej edhe si Sandri i cili ishte klient i rregullt, por nuk kishte asnjë lidhje me bandën shqiptare prej 7 personash që filluan të qëllonin me armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kamarierja ka bërë përshkrimin e asaj që ndodhi brenda lokalit. Vetëm pak para mesnatës, 7 shqiptarët hynë në lokal dhe zunë një vend. Pak minuta pasi kamerierja i shërbeu gota me ujë, ata u ngritën dhe qëlluan me armë duke plagosur klientin që ishte i vetëm në tavolinë.

Viktima

Marrë nga /Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?