38 vrasje në 8 muaj, vendi me një bilanc lufte

Vrasjet mafioze, krimet e pasionit dhe sherret për pronësinë, e kanë kthyer Shqipërinë një vend të pasigurtë për jetën. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT dhe Policisë Shqiptare, nga 1 janari i 2018-së deri në 25 gusht, kanë ndodhur 38 vrasje me dashje. Janari nisi me ekzekutimin e Emiljano Boçit, 2 muaj pasi kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar për tentativë vrasje. Autorët janë në arrati.

Por opinioni publik, do tu trondiste në janar nga krimi i dyfishtë. Aldison Belulaj vrau Ariela Muratin dhe më pas veten. Ai nuk pranonte faktin se Ariela kishte refuzuar të ishte e dashura e tij dhe e vrau pabesisht studenten e juridikut. Devi Kasmi, u qëllua poshtë shtëpisë së tij dhe autori i dyshuar është greku Efthymiou Efthymious.

Vrasja mafioze e Devi Kasmit, u organizua nga një grup kriminal dhe për vdekjen e tij dyshohet se u paguan shuma të mëdha parash. Tirana u trondit përsër në muajin shkurt, ku u vra Memli Begalla. Për këtë ngjarje janë arrestuar Denis Demiri dhe Ardian Serezi. Begalla u qëllua me 1 plumb në kokë dhe shkak dyshohen konfliktet e vjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mario Majollari, u vra në muajin prill në Tiranë, pasi kthyer nga Suedia. Autori i dyshuar është Kastriot Gjuzi, i cili dyshohet se e vrau Mario Majollarin për shkak të gjakmarrjes. Në vitet 2000 babai i Marjo Majollarit, kishte vrarë vëllain e Kastriot Gjuzit. Suedia i refuzoi kërkesën e azilit edhe pse ai kishte faktuar se në Shqipëri, i rrezikohej jeta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Historia e Arielës u përsërit. Xhaferr Mata vrau ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çunin dhe më pas veten. 31-vjeçari dyshohet se e vrau pasi 19-vjeçarja refuzoi të vazhdonte lidhjen me të. Kejsi Hysa u vra në Nikël dhe u gropos në një fushë me kanabis. Në Shkodër në 15 korrik u vra Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Një vrasje ku Policia nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.

Pas 25-viteve, në vend u shënua masakra më e rëndë me 8 të vrarë. Vrasja e 8 personave nga Ritvan Zykaj në Selencisë të Vlorës, është një ndër ngjarjet më të rënda të këtij viti. Monstra i Selenicës, shoi 2 familje të fshatit Resulaj dhe shkak ishte se e akuzonin për vjedhjen e pulave. 24-vjeçari është sot pas hekurave.

Por përse në sezone të caktuara sikurse gjatë verës, kurba e kriminalitetit rritet? Duke lënë mënjanë politikën, profesoresha Vasilika Hysi i referohet studimeve ndërkombëtare por edhe librit “Kriminologji” që studiohet nga juristët. Mes faktorëve nxitës llogariten edhe temperaturat e larta.

“Pranohen ndikimi i temperaturave të larta jo për të gjitha llojet e veprave penale, poër për një pjesë të veprave penale që lidhen me pasurinë, dhe me krimet e dhunshme, siç mund të jenë zënkat, rrahjet,plagosjet dhe vrasjet. Kjo lidhet më shumë me ndikimin që ka temperaturat e larta në nddryshimin e aktivitetit rutinë që bëjmë ne si njerëz, duke kaluar më shumë kohë jashtë mjediseve të familjes, në grupe, duke konsumuar më shumë pije alkoolike, duke frekuentuar mjedise ku ka më shumë të rinj, mund të ketë më shumë konsumim dhe të lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike. Rëndësi ka familja, shkolla, mejdisi shoqëror, po mbi të gjitha bashkëpunimi i këtij trinomi. Edhe ky duhet të funksionojë pa harruar dhe rolin që luan media, sidomos media që transmetojnë lajmet, ripërsëritja e kronikës së zezë në media ka një impakt negativ në rritjen e kriminalitetit”, thotë ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?