39-vjeçari bie nga muret e kalasë së Gjirokastrës, përfundon në spital

Policia e Shtetit, bën me dije se një 39-vjeçar është rrëzuar nga një mur në kalanë e Gjirokastrës dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Shtetasi grek me iniciale K.V, mbrëmjen e djeshme u paraqit në spitalin e Gjirokastrës për të kërkuar ndihmë mjekësore, por për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

SHKARKO APP