39-vjeçari shqiptar i cili u gjet i vrarë në një pyll në Itali: Bënte jetë të dyfishtë

Ditën e sotme, janë zbuluar detaje në lidhje me vrasjen misterioze të 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, i cili u gjet i vdekur një javë më parë.

Policia italiane bën me dije se Dedja, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, bënte një jetë të dyfishtë. Ai ishte në një marrvdhënie me një tjetër shqiptare, rreth të 30-ave, të cilën ai e kishte njohur nëpërmjet aplikacioneve për lidhje online.

E pyetur nga policia, 30-vjeçarja e ka pranuar lidhjen e saj me viktimën. Ajo ka qenë mes personave të pyetur.

Dedja, u gjet i vrarë në një pyll në Via Dei Colli, Itali, gjysmë i zhveshur. Në trupin e tij, ai kishte rreth 20 të çara me thikë, në pjesët e trupit, krahë e pëllëmbë. Plagët në pëllëmbë tregojnë se ai ka tentuar vetëmbrojtjen.

Policia bën me dije se ka marrë në dispozicionsendet e tij personale si dhe automjetin e tij, me qëllim për të gjetur prova për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP