399 dosje në “gjumë”, shkeljet e prokurores Zeneli në Dibër

Një nga dy prokurorët që hetoi dosjen e bujshme “184”, është edhe Belina Zeneli, e cila pritet ti nënshtrohet një hetimi nga ILD me kërkesë të kryeprokurorit, Olsian Çela, për veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është konstatuar kjo prokurore ka përfunduar gjithësej 20 procedime penale nga 207 që ka patur nën hetim, numër ky disa here më i vogël se totali i procedimeve penale të përfunduara nga kjo prokurori gjatë vitit 2020. Ajo që bie në sy nga analiza e raportit vjetor është fakti se prokurorja Zeneli nuk ka mosfilluar asnjë material kallëzues apo referues gjatë vitit 2020, megjithëse ka mbartur një numër prej 399 materialesh procedurale, ende të paregjistruara.

Sipas prokurorisë një numër kaq i madh materialesh të paregjistruara, dukshëm përbën mosangazhim procedural të kësaj prokurore, për të vendosur brenda 15 ditësh, mosfillimin apo regjistrimin e procedimit penal. Zvarritja e kryerjes së këtij veprimi procedural, dhe në rastet kur mund të ketë vend për regjistrim procedimi, moskryerja e veprimeve hetimore për këto materiale, dukshëm ka cënuar interesat e subjekteve të interesuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga ana e tjetër, mosregjistrimi i 399 materialeve hetimore, dhe mbajtja e tyre në dorë, rezulton nisur nga numri i madh i tyre, të jetë rezultat i akumulimit prej një kohe të gjatë dhe moskryerja e asnjë veprimi nga ana e prokurores Zeneli”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?