4.8 vite burg për përdhunuesin, familja e vajzës: Turp, na përdhosi nderin

Në tetor të 2017, një e mitur denoncoi në polici fqinjin e saj, Ligor Biba për përdhunim. E mitura, e cila asokohe ishte nxënëse në klasën e 9, dhe ishte në muajin e tetë të shtatzënisë kur foli për dramën që mori nga akti i rëndë, por duket se është rënduar edhe më shumë me vendimin e Gjykatës.

Gjykata e Korçës, të enjten dha edhe dënimin për Ligor Bibën, edhe pse për muaj me rradhë ai nuk pranoi abuzimin seksual me të miturën. Fill pasi morën lajmin se fqinji që abuzoi me vajzën e tyre të mitur dhe nga akti erdhi në jetë një fëmijë, familja e të miturës ka reaguar e revoltuar.

Familjarët e vajzës janë shprehur se ky vendim nuk është i mjaftueshëm. I ati i vajzës shprehet se përdhosja e nderit të familjes, dhe shqetësimet që kanë përjetuar nuk mund të shlyhen me këtë dënim. “20 vite burg duhet të ishte dënuar”, shprehet babai i vajzës, e cila mbeti edhe shtatëzënë nga përdhunuesi. Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas rezultateve të analizës së ADN-së që treguan se ai ishte babai i fëmijës, duke përfituar uljen me 1/3 të dënimit si pasojë e aplikimi të gjykimit të shkurtuar. Mësohet se fëmija pas lindjes u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, pasi kushtet e vështira ekonomike, dhe drama që mori e mitura nga akti i rëndë, e bënë të pamundur mbajtjen e djalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca                          

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën ku mësoi dënimin, 55-vjeçari i kërkoi ndjesë familjes, por tha se nuk e ka përdhunuar. Ai thotë se atë ditë ka qenë i dehur, dhe ka shprehur ndjenjën e pishmanit për këtë ngjarje. “E pranoj fajësinë. Isha i dehur dhe nuk kam bërë asgjë me dijeni. Marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës. Nuk e kam përdhunuar. Nuk e dija që vajza kishte mbetur shtatzënë. Jam bërë pishman. Nuk mbaj mend sepse kam qenë i dehur. I kërkoj falje familjes së vajzës dhe familjes time”, tha ai.

Ngjarja

Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar, kur 15-vjeçarja e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i saj, banor i fshatit Velçan. “Erdhi, shtyu derën dhe unë u rrëzova. Ai mu hodh sipër dhe pastaj iku”, është shprehur në 16 tetor të 2017 e dëmtuara. Djali që lindi 4 muaj më parë është lënë në shtëpinë e Fëmijës në Tiranë. Kur vajza bëri denoncimin, ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Frika dhe turpi ishin faktorët kryesorë që e shtynë të renë të heshtë, por pas zbulimit të dy prindërit e saj janë alarmuar duke e detyruar t’u tregojë të vërtetën dhe më tej e kanë shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit për të bërë denoncimin. Sipas rrëfimit të vetë vajzës pak muaj më parë, ngjarja kishte ndodhur në banesën e saj gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme në shtëpi, pasi prindërit kishin shkuar në një fshat tjetër për të ndjekur një ceremoni përkujtimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?