4 deputetet e Bashës votuan për kuorumin, Çollaku: Maxhorancës nuk i duheshin vota

Nënkryetari i PD-së zyrtare, Kreshnik Çollaku ka sqaruar për pjesëmarrjen e deputeteve: Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase dhe Andia Ulliri në votimin e buxhetit të vitit 2024.

Në përgjigje te reagimeve të sulmeve nga grupimi i deputeteve Berisha-Bardhi, Çollaku thotë se prania e tyre në seancë dhe në votim, nuk ishte për të plotësuar kouromin e maxhorancës që e votoi me 75 votat e saj, por për të treguar qëndrimin kundër buxhetit të qeverisë.

Me 74 vota pro dhe 4 kundër, sot Kuvendi kaloi në një seancë veç 7 minuta buxhetin dhe paketën fiskale. Rithemelimi sërish hodhi tymuese e kapsolla ndërsa u përplas edhe me gardën që ruante sallën. I pranishëm për të votuar ishte edhe kryeministri Rama, ndërsa BKH nxitoi të mblidhte provat që lanë pas lëndët piroteknike.

SHKARKO APP