4 ditë plazh, turistët shpenzojnë 52 euro për person

Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve të huaj, Shqipëria është ende larg një turizmi elitar që t’i sigurojë të ardhura të konsiderueshme në ekonomi.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se turistët qëndrojnë mesatarisht në Shqipëri 4,3 ditë, ndërsa shpenzimet mesatare ditore të tyre llogariten në 52 euro për person. 76% e turistëve preferojnë të akomodohen në hotele dhe pjesa dërrmuese, më saktësisht 81% përdorin si mjet transporti, makinën private.

Shqipëria preferohet kryesisht nga turistët e rajonit, si Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, Polonia etj. Edhe pse këta të fundit kanë pësuar ulje këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të paketave tona turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?