4 familjet e prekura nga tërmeti, Veliaj: Ndihmë financiare për riparimet e dëmeve në Zall Bastar

Prej mbrëmjes së djeshme, ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar.

“Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë janë tashme në fshatrat e larget të njësisë Zall Bastar për të vlerësuar 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mbrëmë! Këshilli Bashkiak do të akordojë ndihmën financiare për riparimet! Mirënjohje skuadrës sonë profesioniste”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?