4 fëmijë rrezikojnë të mbyten në Kavajë, policia sqarojnë ngjarjen

Katër fëmijë të mitur kanë rrezikuar mbytjen në plazhin e Vilë Bashtovës pasditen e kësaj të diele.

Policia e Kavajës njofton se në urgjencën e qytetit, kanë mbërritur 4 shtetas të mitur të moshave 11, 12 dhe 13 vjeç.

Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?