4 fëmijë të prekur, epidemiologu: Janë infektuar në spital. Kam një lajm të mirë
Këtë të enjte, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në vend janë 4 fëmijë të prekur me Covid-19. Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku, thotë se ata mund ta kenë marrë virusin në spital. Përmes një lidhje skype për Vizion Plus ai sqaroi gjithashtu edhe probabilitetin që një fëmijë të kalojë në gjendje të rëndë.
“Simptomat janë njëlloj, probabiliteti që një fëmijë të kalojë në gjendje të rëndë apo të ndërrojë jetë është shumë i vogël në krahasim me një qytetar, në moshë më të madhe, 0.01% për një fëmijë. Janë bërë tamponët patjetër. Mundësia më e madhe është ta kenë marrë në spital . Është pak e vështirë ta vendosim gishtin se ku e kanë marrë por besoj në ambientet e spitalit”.
Nga ana tjetër, i pyetur sa do të zgjasë java e “zjarrit” epidemiologu dha një lajm të mirë. Sipas tij nëse vijojmë me këtë trend, situata është e menaxhueshmë. “Të gjithë janë të prekur dhe të infektueshëm. Situata agravon me moshën dhe me sëmundje të tjera. Covid-19 e ka vdekshmërinë 3-4%. Kjo nuk e përjashton rastin që nuk ka edhe të rinj që humbim jetën. Shance nuk ka që virusi të përsëritet. Virusi duhet të bëj një mutacion të dytë, që ne e quajmë dritë. Për momentin ai që e kalon për një vit nuk kthehet”.