4 kandidatët që mund të zëvendësojnë Belerin! Një minoritar nga SHBA, një mjek dhe…
Kryetari i Lëvizjes “Atdheu” Kreshnik Osmani ka zbuluar katër emra që në radhët e Athinës zyrtare, përfliten si kandidatë të mundshëm që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në bashkinë e Himarës, pasi drejtësia të vendosë për Fredi Belerin. Osmani tha se Greqia dhe kryeministri Rama do të “lajnë duart” me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe do të nisë një fazë e re e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.
“Athina e ka të qartë që nuk shkon dot gjatë në këtë betejë, sepse Edi Rama shkon në Bruksel dhe thotë çlidhje kam unë me drejtësinë. Kjo është çështje e SPAK-ut, SPAK-un e kanë bërë amerikanët. Dhe lan duart Rama me këtë çështje”.
Sipas tij pas 18 dhjetorit çështja Beleri do të zbehet dhe nuk do të jetë më pika e fërkimit mes Tiranës dhe Athinës. Sa i përket kandidatëve të mundshëm, ai zbuloi se emri më në zë është ai i një minoritari greko-shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Fredi Beleri nuk është fare në llogaritë e Athinës. Është një kalë beteje momental. Athina ka gati katër emra sot për të zëvendësuar Fredi Belerin. Njëri është nga minoritarët e SHBA që po bëhet gati ti hipi avionit dhe të vijë të kandidojë. Minoritar greko-shqiptar. Tjetri është mjek nga Tirana. Ka dhe dy personazhe të tjerë. Beleri do zëvendësohet. Do bëjë ca kohë burg aty dhe Athina do thojë s’kemi më lidhje, është çështje e drejtësisë së Shqipërisë. Le të vazhdojnë proceset integruese, stabiliteti i rajonit, fqinjësia e mirë dhe iku u harrua. Athina është më e mençur sesa të krijojë turbulenca me shqiptarët në këtë vend”.