4 kandidatura për kryetar të PD, Baçi: Kemi nevojë për opozitë me forcë morale. Keqardhje për Berishën

Publicisti Agim Baçi, ka komentuar zgjedhjen e 4 kandidatëve nga Kryesia e PD, që do të garojnë në zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar të kësaj force politike.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, shprehet se fushata e zgjedhjeve të PD do të jetë edhe një analizë se çfarë ndodhi me zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste.

Më tej shprehet se vendi ynë ka nevojë për një opozitë që nuk është vetëm një forcë alternative për pushtetin.

“Ka platforma, Kadilli është shprehu, Harxhi është shprehur, më i fundit k qenë Agron Shehja , por e rëndësishme është të bëhet një garë e mirë. Besoj që fushata do të jetë edhe një lloj analize se çfarë ka ndodhur me Partinë Demokratike dhe me zgjedhjet. Është shumë e rëndësishme të thuhen gjërat që ka pasur vetë PD si përgjegjësi, por njekohësisht edhe opozita përballë një partie që ka shkrirë pushtetin me partinë, që besoj është gjëja më e rëndë për demokracinë.

Mendoj se duhen bërë të dyja analizat. Janë katër individë që do bëjnë gjithçka për të thënë atë që nuk kanë shkuar mirë në këto zgjedhje. Ne kemi nevojë për një opozitë që nuk është vetëm një forcë alternative për pushtetin por një forcë morale që të zgjojë shqiptarët për atë që duhet të kërkojnë nga qeverisja dhe konceptin për ndryshimin.  Në momentin që ti fiton qeverisjen nuk mund të jetë më e rëndësishme se institucionet. “

Ndërkohë në lidhje me shpalljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha ‘non-grata’ nga SHBA, Baçi shprehet se ndjen keqardhje.

“Pse pas 8 vitesh. Çfarë ka ndodhur pas 8 vitesh që u kujtuan se kjo vlen sepse shpallja non- grata ka hyrë në fuqi që në  2004. Ka shumë pikëpyetje te ky lloj qëndrimi.

Më vjen keq që pas 30 vitesh Kryeministri Berisha që ka drejtuar Shqipërinë njëherë si president dhe njëherë Kryeministri të përfundojë këtu. Ndjen keqardhje kur ish-Presidenti apo Kryeministri shpallet non-grata.”

SHKARKO APP