4 kompanitë e Becchettit i kalojnë shtetit, prokurori holandez: Drejtësia u bë
17 vite burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për biznesmenin Francesco Becchetti. Për akuzat e pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Becchetti krijoi një sistem shoqërish tregtare, me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale. Në këtë sistem është përfshirë i pandehuri Becchetti, duke futur në këtë marrëdhënie nënën Lilliana Condomiti dhe vjehrrën e tij Vjollca Kamberi.
Sipas Gjykatës, asetet e tyre dhe llogaritë bankare të shoqërive do kalojnë në favor të shtetit. Përveç Bechettit, Gjykata dënoi edhe mamanë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Liliana Condomitti-8 vite burg
Mauro De Renzis-16 vite burg
Erjona Troplini-8 vite burg
Stavri Peçi-2 vite burg, pezullim në shërbim prove
Fetah Dervishi-3 vite burg, pezullim në shërbim prove
Procesi u ndoq edhe nga prokurori holandez Ben Swagerman, i cili ka asistuar në këtë çështje. Pas vendimit ai tha se drejtësia më në fund u dha. Gjykata ka vendosur edhe që 4 kompanitë e sekuestruara Becchettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k i kalojnë shtetit. Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohësh është një temë debati politik në Shqipëri, ku vijon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

