4 njësitë kundër krimit, Lleshaj: Në 8 vitet e fundit është përgjysmuar numri i vrasjeve
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj këtë të martë prezantoi në Korçë skuadrat e reja të Rendit dhe ato të Kufirit, ku tha se do të punësohen 500 oficerë të rinj. Ai prezantoi edhe 4 njësitë kundër krimit të cilat janë: njësia E, e luftës kundër krimit ekonomik, njësia K e kapjes së personave në kërkim, njësia I e Inteligjencës dhe njësinë C e krimit kundër kibernetikës. Më tej ministri theksoi se numri i vrasjeve në Shqipëri është përgjysmuar gjatë 8 viteteve të fundit.
“Është kënaqësi e veçantë që erdhëm në Korçë për të prezantuar këtë ekip që i bashkohet Policisë së Korçës. Ne do shtojmë 500 oficerë të rinj, që do të jenë tek Shqiponjat dhe tek struktuar e Kufirit. Ne do të pranojmë edhe 300 të tjerë në Akademinë e Sigurisë. Do të kemi reduktime të krimit ekononik, të krimeve njerëzore, dhunës në familje. Siç është njësia E, e luftës kundër krimit ekonomik, siç është njësia K, është ajo e kapjes së personave në kërkim. Kemi edhe njësinë I, është ajo e Inteligjencës, në luftën kundër krimit të organizuar, kemi edhe njësinë C, në luftën kundër krimit kibernetik. Pothuajse në Shqipëri numri i vrasjeve është përgjysëmuar në harkun e 7 apo 8 viteve të fundit. Ne do të vazhdojmë të rrisin investimet në polici. Po investojmë edhe në infrastrukturë. Iu kërkoj qytetarëve që të rrisin bashkëpunimin me Policisë e Shtetit. Me këtë qasje ne do të rrisim edhe sigurinë në vend”.
Teksa përmendi të gjitha njësitë që veprojnë në policinë e shtetit, ministri Lleshaj u shpreh se nuk do të jetë më e nevojshme që forcat e policisë të shtyjnë makinat, pasi do të ketë të reja. ”Këta djem dhe vajza janë një vlerë e shtuar e policisë së shtetit. Janë kapacitete njerëzor të motivuar mirë. Prapa tyre janë një flotë e re automjetesh që nuk ka më nevojë të shtyhen nga punonjësit e policisë, por kryejnë misionin për ti transportuar ata në kushtet komode të kryerjes së detyrës”.