4 pacientë në terapi intensive, mjeku Kalo tregon për gjendjen
Në Shqipëri numri i të prekurve me virus Covid-19 po shtohet dita ditës. Lidhur me këtë situatë ku vendi është në karantinë, mjeku Tritan Kalo apelon se masat ekstreme kufizuese për qytetarë jane ndihma kryesore për ta kaluar me sa më lehtë këtë situatë. Nga ana tjetër, lajmet pozitive për shërim të disa të prekurëve me Covid-19, nuk duhet të na gëzojnë, pasi ditët në vijim janë të mbushura plot me të panjohura.
Mjeku i bën apel edhe atyre pacientëve që kanë lënë siptalin që të respektojnë afatin prej 14 ditesh për të qëndruar në shtëpi. Kalo ka dhënë detaje ldhur me gjendjen e katër pacienteve që janë në terapi intensive në spital.
”Duke dalë nga një mjedis i izoluar në një mjedis social ku nuk qarkullon vetëm Covid-19 por edhe infeksione të tjera, nuk janë të imunizuar dhe mund të bëhen pre e këtyre infeksioneve, çka e detyron ose krijon një mosbesim të plotë të shërimit të tyre. Distancim social është shumë i rëndësishëm, të mos bëhen pre e një mbiinfeksioni tjetër. Të sëmurit janë gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të dosmosohme qënrimin në terapi intesive se në çdo moment mund të cedojnë”.