4 pallate dhe dhjetëra banesa shpallen të pabanueshme në Durrës, 1700 qytetarë kërkojnë ndihmë

Katër pallate dhe dhjetra banesa janë shpallur të pabanueshme, ndërsa 1700 shtëpi kanë pësuar dëme nga lekundjet e tërmetit me magnitudë 5.8 ballë që tronditi Durrësit pasditen e së shtunës së 21 shtatorit.

1700 qytetarë janë paraqitur në gjashtë njësitë administrative të bashkisë Durrës për të denoncuar dëmet e tërmetit, të cilat tashmë po verifikohen në terren nga grupet e verifikimit dhe ekspertët.

Fax News ndoqi nga afër punën e një grupi verifikimi të dëmeve, për të parë mënyrën se si ekspertët e klasifikojnë ato. Gjergji Markola thotë se grupi i verifikimit e nis punën duke marr listën e aplikantëve, adresën e tyre dhe së bashku me ekspertët klasifikojnë dëmet.

Dëmet më të madha janë rregjistruar në lagjen 13, e njohur ndryshe si zona e Plazhit. Kati dytë i këtij pallati është shpallur i pabanueshem nga grupet e verifikimit, pasi konsiderohen të rrezishme. Ndërkohë, vetë banorët vazhdojnë të qëndrojnë në ambjentet e brendeshme të banesave të tyre.

Duhen edhe disa ditë që grupet të verifikojnë të gjitha dëmtimet që la pas tërmeti, por mbetet mister procedura që do të ndiqet pasi ata të kenë perfunduar verifikimin dhe evidentimin e tyre.

SHKARKO APP