4 qendra shëndetësore ofrojnë shërbim prej 24 orësh në Durrës

Në këtë sezon turistik, katër qendra shëndetësore funksionojnë në të gjitha plazhet e Durrësit, duke ofruar shërbim për 24 orë

Drejtori i shëndetit publik për qarkun e Durrësit Kristo Huta shprehet se në secilën nga këto qendra punojnë nga 3 mjeke dhe infermierë, ndërsa 4 autoambulanca janë në gatishmëri për raste kur nevojitet dërgimi i pacientëve në spital.

Në qendrën shëndetësore në Currila, fluksi ditor i punës është i madh. Në të numri i pacientëve në ditë varion nga 10-15 vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeku Hamid Kodra shprehet se pushuesit që paraqiten janë më shumë me probleme të tensionit si dhe alergji e djegie në lëkurë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vitit të kaluar është regjistruar një numër prej më shumë se 5 000 vizitash në 4 qendrat shëndetësore verore në gjirin e Lalzit, Currila, plazhin e madh dhe Shkëmbin e Kavajës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?