4 raste të dyshuara në Vlorë, nisen drejt Tiranës
Aktualitet E Diel, 22 Mars 2020 20:49
Në qytetin e Vlorës dyshohet se janë 4 persona të infektuar me koronavirus. Këta persona janë nisur menjëherë drejt Tiranës. Sipas “A2Cnn”, bëhet fjalë për një familje: gjyshja, prindërit dhe djali. Djali tjetër i familjes ka ardhur në Shqipëri nga Bergamo në datën 8 mars dhe ka ikur sërish në datën 20 mars, kësaj here në Gjermani. Ai nuk ka shënja të Covid-19.