4 rusët e vdekur, shefi i Krimeve të Rënda: Mushkëritë treguan se…
Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, thotë se katër turistët rusë me shumë mundësi kanë humbur jetën nga asfiksia.
”Dyshohet për asfiksi, por akoma nuk është dhënë një konkluzion i saktë për të caktuar shkakun e vdekjes. Janë fiksuar të gjitha provat dhe janë dërguar institucioneve për të gjitha analizat. Deri tani, për mënyrën si janë gjetur viktimat, ajo që paraprin është një asfiksi.
Bëhet fjalë për asfiksi, pasi mushkëritë janë gjetur në një gjendje të tillë, kështu thonë edhe mjekët. Po priten rezultate të analizave për ajrin, ujin, ushqimin. Kjo që thashë unë mund të jetë edhe paraprake.
ISHP ka dashur të marrë provat vetë nga ekspertët e saj, por ne kemi njerëz për këtë punë, ekspertët tanë. Ata kanë qenë njerëz të thjesht, vajza mësuese, nuk ka lidhje me ngjarje të tjera. Vlerësimi nga ne është maksimal”.
KOHA JONË SONDAZH

