4 vetëvrasje në Tiranë në një javë. Një person hidhet nga pallati

 

Arjan Karaj, i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme duke u hedhur nga një pallat pranë shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së pallateve të Hipotekës, ku 43-­vjeçari i identifikuar si Arjan Karaj është vetëflijuar duke u hedhur nga godina rreth orës 15:00.

Pas njoftimit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po hetojnë për rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan burrin drejtë këtij veprimi ekstrem.

Kujtojmë se në Tiranë brenda pak ditësh janë kryer disa vetëvrasje, ku dy ditë më parë një shtetas vdiq pasi u hodh nga një pallat. Më pas ngjarja e 20-vjeçares nga Fieri, e cila u hodh nga tarraca e një hoteli si dhe 87-vjeçari, që u hodh nga kati i shtatë i banesës.

 

SHKARKO APP