4 viktima dhe 30 raste të reja në 24 orë, 99 të shtruar në spitale

Covid-19 vijon që të pësojë ulje të shifrave, edhe pse në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës 4 pacientë. Numri i viktimave që nga nisja e pandemisë shkon në 2416. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statistika (10 Maj 2021)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 952
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1444
Testime totale 660,272
Raste pozitive 131,753
Raste të shëruara 118,041
Raste aktive 11,296
Humbje jete 2,416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9407
Shkodër 327
Fier 263
Korçë 230
Gjirokastër 238
Durrës 183
Vlorë 182
Elbasan 133
Lezhë 10
Berat 89
Dibër 82
Kukës 62

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?