4 viktima dhe 406 raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 4 pacientë të shtruar në spitalet Covid-19. ”Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Po ashtu janë bërë 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 406 qytetarë. ”185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës”.
Janë 6551 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (3 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 406
Të shëruar në 24 orë 484
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2506
Testime totale 1,400,658
Raste pozitive 201,045
Raste të shëruara 191,386
Raste Aktive 6,551
Humbje jete 3,108
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3318
Fier 645
Gjirokastër 534
Shkodër 461
Berat 351
Durrës 345
Elbasan 299
Vlorë 213
Lezhë 146
Korçë 129
Dibër 67
Kukës 43