4 viktima në 24 orë, 18 persona në gjendje të rëndë nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3960 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 556 qytetarë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 698 janë shëruar. Në spitalet Covid po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

SHKARKO APP