4 viktima në 24 orë dhe rritje e rasteve të reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orën e fundit në Shqipëri nuk e kanë fituar 4 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu nga 3700 testime, kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë. ”293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës”.

Janë 7,827 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 631
Të shëruar në 24 orë 580
Të shtruar në spitale 167
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3700
Testime totale 1,322,841
Raste pozitive 187,994
Raste të shëruara 177,219
Raste Aktive 7,827
Humbje jete 2,948

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4110
Fier 822
Durrës 475
Shkodër 474
Vlorë 422
Gjirokastër 362
Elbasan 345
Berat 249
Korçë 210
Lezhë 163
Kukës 115
Dibër 80

SHKARKO APP