4 vite burg për shoferin që i vrau të bijën/ Nëna: Na mashtruan me aktin noterial, e përdorën sikur i falëm

Shtohet më shumë dhimbja në familjen Garunja. Nëna e njërës prej viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në tunelin e Elbasanit, kërkon drejtësi. Në aksident humbën jetën 2 vajza të reja dhe u plagosën dy të tjera, por një ditë më parë Gjykata e Elbasanit vendosi të jap një vendim skandaloz për autorin Behar Pema, 58-vjeç, i cili drejtonte mjetin i dehur. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në arsyetimin e gjykatës thuhet se familjarët e viktimave e kishin falur autorin.

Nëna e 19-vjeçares, Rezmie Garunja ka mohuar që ajo dhe familja tjetër që humbi vajzën në këtë aksident të ketë falur autorin. Për ”Report Tv”, ajo denoncon se janë mashtruar, pasi avokati i Behar Pemës u kishte kërkuar që të firmosnin një akt noterial, ku thuhet se familjet nuk do të kishin hakmarrje mes tyre por ia lënën në dorë drejtësisë. Ky akt noterial sipas nënës së Lusinda Garunjës, është keqpërdorur në Gjykatë pasi është interpretuar sikur familjarët e kanë falur autorin.

”Ne nuk duam vetëgjyqësi, por jo se i kemi falur. Ne kemi kërkuar drejtësi dhe nuk kemi hasmëri me familjen e autori. Ne kishim besim te drejtësia, por jo se kemi falur autorin. Aktin noterial që u paraqit në gjykatë na e kërkoi avokati i Behar Pemës dhe e kërkoi se mos mendonte se ne do hakmerreshim. Edhe familja tjetër e ka firmosur këtë akti, ne kemi firmosur me vullnet pasi kërkonin që të mos kishte hakmarrje por drejtësi për autorin. Jemi mashtruar më këtë deklaratë që firmosëm. Unë e kam dhënë me noter në Shkodër, ne e kemi bërë për jo hakmarrje, por jo që ai të dënohet me 4 vite burg. Ishin 4 jetë, pavarësisht se 2 shpëtuan fal zotit. Jam shumë e mërzitur me dënimin që kanë dhënë”.

SHKARKO APP