4 vjetori i shembjes së Teatrit Kombëtar, Budina: Sot ditë zie, qeveria Rama s’ka interes për kulturën

Në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Teatrin ka mbajtur një tubim, në vendin ku u rrënua institucioni kulturor mjaft i rëndësishëm për vendin. Regjisori Edmond Budina ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua. Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar.

”Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e një qeverie mafioze. Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është? Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar. Sot është ditë zie për shembjen e teatrit.

Qeveria nuk ka interes për kulturën. Nuk kemi as Ministri të Kulturës. Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën”.

SHKARKO APP