4 vrasje në 10 ditë, sociologu tregon se çfarë ndikon në veprimet kriminale

Fenomeni i vrasjeve çdo fillim viti ka prekur shoqërinë tonë prej vitesh tashmë. Shfaqja në media e krimeve të tilla, luan rol ndërgjegjësues duke e orientuar shoqërinë në ndëshkimin e rastit por duke e përmendur shpesh dhe duke mos mbajtur qëndrime të drejta e familjarizon shoqërinë me krimin duke e mësuar të bashkëjetojë më të.

Si e shpjegon sociologu Edmond Dragoti këtë cështje shqetësuese për shoqërinë shqiptare?

Vërtetë ka raste më të shpeshta në periudha festash kryesisht dhe sidomos në fillim viti. Kjo lidhet jo aq shumë me festat sesa me faktin që njerëzit janë të ngritur psikologjikisht do tw thotw janë të optimuar. Nga ana tjetër ndikojnë dhe faktorë të tjerë që lidhen kryesisht me faktin se në periudhat e vitit të ri, në periudhat e festave të vitit të ri, kthehen shumë emigrant në Shqipëri. Shqipëria popullohet si vend dhe shumë njerëz që kanë konfklikte me njëri tjetrin e të tjera i lajnë hesapet pikërisht në këto ditë. Personat e predispozuar për të dhunuar ose për të qenë agresivë, kriminel të mundshëm, janë persona që janë të çekuilibruar emocionalisht, kanë luhatje të emocioneve, herë janë në humor dhe herë janë shumë të dhunshëm, ose të zemëruar, të nervozuar etj. Pra që ai të kryejë një krim duhet që të ketë një gjendje shumë të ngritur emocionale, një nervozizëm jashtë kontrollit

SHKARKO APP