4 vrasjet që tronditën Durrësin, si u zbërthye për 10 minuta bashkëpunëtori i drejtësisë
Katër vrasje tronditën Durrësit brenda një kohe të shkurtër. Veç dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, në muajin mars fillimisht u vranë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj, po në zonën e Shkozetit.
Misteri i këtyre vrasjeve u zbulua falë 22-vjeçarit, Klevis Alla, si arrestuar si i dyshuar per ekzekutimin e Besmir dhe Viktor Haxhiaj, që ka pranuar të dëshmojë, duke u bërë bashkëpunëtori i drejtësisë. Ka qenë pikërisht Alla që ka zbërthyer vrasjet e ndodhura dhe mënyrën se si funksiononte grupi kriminal që kreu 4 vrasjet dhe që lidhen me supergrabitjen e Rinasit. Fillimisht policia deklaroi se vrasja e vëllezërve Haxhiaj lidhej me prishjen e pazareve të drogës, por se rrëfimi i Allës ka dhënë një tjetër pistë hetimit.
Po si u zbërthye 22-vjeçari, kush e bindi? News 24 bën të ditur se ka qenë Drejtori i Policisë për Krimet e Rënda, Tonin Vocaj, që e ka bindur 22-vjeçarin për vetëm 10 minuta të bëhet dëshmitar i drejtësisë dhe të tregonte autorët e krimeve.
I riu është shoqëruar nga banesa e tij në polici nga një patrullë e komisariatit, ndërsa oficerët e krimeve i kanë thënë atij se kanë prova të pakundërshtueshme të pjesëmarrjes së tij në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Më pas në dhomën e marrjes në pyetje ka hyrë drejtori Vocaj dhe për 10 minuta e ka bindur të riun të flasë dhe të tregojë gjithë ngjarjen.
Ai ka rrëfyer se grupi kriminal ka qenë pjesëmarrës edhe në katër ngjarje të tjera kriminale brenda vendit, jo vetëm në qytetin e Durrësit Anxhelo Avdia, 28-vjeçari që u vra me Dorian Shkozën në Nishtulla në 2 mars nuk ishte shënjestër. Ai u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes. Porosia ka qenë për pronarin e Servisit të makinave Dorian Shkoza”. Ai kishte lidhje me grabitjen e Rinasit, si dhe mësohet se është strehuar nga vëllezërit Haxhiaj, të cilët kishin në dijeni dhe lidhje me Admir Muratajn.
Për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj janë arrestuar Altin Ndoci dhe Klevis Alla, ndërsa janë në kërkim dy të tjerë. Grupi kriminal mendohet se ka kryer edhe vrasje të tjera që janë pjesë e hetimit të grupit të posaçëm hetimor.BW